
KUSH JEMI NE?
Ne jemi shoqatë jofitimprurëse, joqeveritare dhe jopartiake, me seli ne Tetovë dhe veprojmë në interes publik, në përputhje me Ligjin për Shoqata dhe Fondacione.
QËLLIMET TONA
Qëllimi i shoqatës është avancimi i marrëdhënieve kulturore, shoqërore dhe ndërkulturore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve gjermanofolëse, si dhe forcimi i dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në kontekst evropian dhe ndërkombëtar.

Organizim i ngjarjeve kulturore, artistike dhe edukative (ekspozita, simpoziume, festivale, projekte filmike dhe mediatike)
Promovim i artit, kulturës, gjuhës, historisë dhe identitetit kulturor
Zhvillim i programeve të shkëmbimit ndërkulturor
Bashkëpunim me institucione kulturore, arsimore, shkencore, qytetare dhe publike
Mbështetje e të rinjve, artistëve, punonjësve kulturorë dhe aktivistëve qytetarë
Veprimtari botuese dhe zhvillim i platformave digjitale dhe mediatike
Promovim i inkluzionit, diversitetit, barazisë dhe pjesëmarrjes shoqërore.

IDEA DHE THEMELIMI
Rudina Zeqiri është gazetare dhe studiuese e medias nga Tetova, si dhe themeluese e shoqatës kulturore kultURA – Rrjet për komunikim ndërkulturor.

Ajo ka përfunduar studimet universitare dhe master në Gazetari dhe Media, me fokus në komunikimin publik dhe analizën mediatike.
Përvojën profesionale e ka ndërtuar në media audiovizive dhe radiofonike, duke punuar si në TV Alsat dhe duke botuar shkrime publicistike me tematika sociale, kulturore dhe mediatike. Paralelisht, ajo është e angazhuar në kërkimin shkencor dhe ka marrë pjesë në konferenca akademike dhe profesionale në Prishtinë.
Rudina Zeqiri, së bashku me ekipin e saj, Blerta Idrizi, Zana Husejni dhe Hana Husejni, synon të promovojë dialogun ndërkulturor, mendimin kritik dhe etikën e komunikimit publik. Ky angazhim ndërthur praktikën gazetareske me qasjen akademike, duke krijuar një hapësirë reflektimi dhe bashkëpunimi. Për këtë arsye, ftohen të gjithë të interesuarit t’i bashkohen këtij angazhimi të dobishëm dhe me vlerë shoqërore.
KUSH NA PËRKRAH
Iniciativën tonë e përkrahin zëra që besojnë se kultura dhe dialogu janë forca që na afrojnë. Artistë të merituar, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Tetovë dhe më gjerë, janë pjesë e këtij vizioni. Ata besojnë se shoqëria mund të zhvillohet dhe të përparojë përmes artit. Më poshtë gjeni disa prej tyre.

Anita Latifi
Aktiviste kulturore, promovuese e dialogut ndërkulturor dhe influencere, Anita Latifi beson se secila fjalë dhe veprim mund të ndezë një dritë dhe të afroje njerëzit. Me pasion dhe përkushtim, ajo mbështet iniciativat e shoqatës kultURA duke frymëzuar bashkëpunim dhe duke shpërndarë vlerat që na lidhin.
Ëndra Ademi
Pianiste dhe korepetitore, promovuese e dialogut ndërkulturor dhe aktiviste kulturore, Ëndra Ademi përdor muzikën si një urë që lidh njerëzit dhe komunitetet. Me dashamirësi, ajo mbështet iniciativat e shoqatës kultURA duke i dhënë zë vlerave të përbashkëta dhe bashkëpunimit.


Teuta Halimi Selmani
Muzikante, pedagoge dhe profesoreshë me një karrierë të gjatë dhe të njohur në fushën e artit muzikor dhe edukimit kulturor në komunitetin shqiptar. Ajo njihet gjithashtu për angazhimin e saj si anëtare e jurive muzikore dhe mentore në konkurse ndërkombëtare për të rinj, ku ka kontribuar në promovimin e talenteve të reja dhe ka theksuar rëndësinë e përgatitjes serioze artistike. Për këtë arsye, mbështetja e saj përbën një pasurim të çmuar për shoqatën tonë.
Anita Aziri
Këngëtare dhe artiste e jaz-it, Anita Aziri përdor muzikën si një gjuhë të ndjeshme që lidh kultura dhe emocione. Përmes artit të saj, ajo mbështet vizionin kulturor të shoqatës kultURA

BASHKËPUNIME NDËRKOMBËTARE
Ne bashkëpunojmë drejtpërdrejt me visuAL e.V – Kultur. Identität. Koexistenz, me seli në Berlin.

Vetëm të bashkuar jemi më të fortë!
Ju mirëpresim për bashkëpunim!
Për bashkëpunim kontaktoni ekipin tonë!